Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Gjashtë këshillat pasaportës së Mbretërisë Shqiptare
Publikuar me 04 Kor 2014

Gjashtë këshillat pasaportës së Mbretërisë Shqiptare

Në një foto të publikuar të pasaportës shqiptare në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut, vihen re 6 këshilla që jepeshin për mbajtësit e saj.

Këto këshilla kishin karakter patriotik si dhe kërkonin repsektimin e ligjeve të vendit.

Dialekti i përdorur në dokumentin shqiptar është ai geg dhe si gjuhë e dytë përdorej frengjishtja.

1- T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cilia t’ep nder e të fal emnin Shqiptar.

2- Rueje mirë karakterin komtar dhe kryenaltësin shqiptare; bindju ligjvet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.

3- Çdo Shqiptar asht vllau i Yt, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4- Mos përbuz gjuhën e nanës s’ate, tue fol folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5- Ndero flamurin e atdheut tand, kush nuk e nderon Shejin e komsis, shnderon vehten e vet.

6- Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandej këtë dashuni rueje edhe kur të këthejsh në vendin t’and.


1065
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI