Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Dënohet me burg motra e Ermelës së "BB4"
Publikuar me 11 Shk 2012



		
		  Dënohet me burg motra e Ermelës së

3 vjet e 4 muaj burg dhe 27 mijë euro dëmshpërblim është vendimi i gjykatës për Gerta Mezurajn.

TIRANE – Gerta Mezuraj, motra e ish-fitueses së programit “Big Brother Albania 4”, Ermela Mezuraj, u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Tiranës. Ajo u deklarua e fajshme për vjedhjen e një shume prej afro 67 mijë eurove më 14 dhjetor 2010, para të cilat ishin xhiroja disaditore e një agjencie udhëtimesh ku ajo vetë ishte e punësuar. Vendimi i fajësisë ndaj saj u shpall dy ditë më parë, në përfundim të 14 seancave gjyqësore. Sipas Gjykatës, vepra penale e “vjedhjes me pasoja të rënda” është kryer nga Gerta Mezuraj në bashkëpunim me të dashurin e saj, Rodrig Malaj. Për të pandehurin Malaj, gjykata vendosi deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 5 vjet heqje lirie. Po sipas vendimit të gjykatës, Gerta Mezuraj dhe Rodrig Malaj janë të detyruar të dëmshpërblejnë administratoren e agjensisë së udhëtimeve që grabitën me një shumë prej 27 mijë euro. “Të pandehurit Rodrik Malaj dhe Gerta Mezuraj t’i kthejnë në mënyrë solidare shumën prej 27 400 eurosh, palës paditëse – e dëmtuar nga vepra penale”, thuhej në vendimin e gjykatës. Malaj dhe Mezuraj u arrestuan nga policia, pas dyshimeve se ata kishin bashkëpunuar në grabitjen e parave të një agjencie udhëtimesh, ku vetë Mezuraj ishte e punësuar. Sipas Prokurorisë, në momentin që bashkëpunonjësja e saj do të transportonte paratë drejt bankës, dyshohet se Mezuraj i ka dërguar një mesazh të koduar të dashurit të saj Malaj. “Çoji divanët në shtëpi”, u mësua të ketë qenë teksti i SMS-së, që sipas Prokurorisë i tregonte Malajt se kolegia e saj doli në rrugë me paratë me vete. “Sapo ka dalë në rrugë, një djalë rreth 20-25 vjeç pasi e ka qëlluar me shqelm në kokë, i ka marrë çantën me të holla dhe më pas është larguar”, rrëfehej ngjarja në dosjen e prokurorisë. Sipas hetimeve, dyshohej se shtetasi Rodrig Malaj, së bashku me shtetasen Gerta Mezuraj dhe një person tjetër të paidentifikuar, kishin organizuar grabitjen e kartëmonedhave.


1534
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI