Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

At Gjergj Fishta
Publikuar me 04 Jan 2008

At Gjergj Fishta

At Gjergj Fishta i njohur me shume si; ”Frrati i yne Franqeskan”, poeti, perkthyesi dhe politikani i njohur, lindi me 23 Tetor te vitit 1871 ne Fishte te Zadrimes dhe ...

... vdes ne Dhjetor te vitit 1940 ne Shkoder.

 

Gjergj Fishta lindi ne Shqiperi por qe ne ate kohe vitet e para te shkollimit i kreu ne boten e jashtme.Studimet per filozofi dhe teologji i kreu ne Bosnje gjersa pas perfundimit te tyre ai kthehet ne Shkoder ne vitin 1902 per te udhehequr Gjimnazin franqekan.

Eshte biri i Ndoke Simon Ndocit, i njohur nga regjisterat e famullise si Zef .Ky djale qe iu shtua me vone kombit dhe krahines formohet duke u cilesuar me vone si njeri nder penat me te arta te Kombit.Qysh se i ri dhe ne kohen kur ishte ne Raguze( Dubrovnik- te sotem) te Dalmacise ai lexonte veprat e klasikeve latine dhe grek e sidomos ata italian, preferonte Danten apo Goldonin,Alfierin dhe Manzonin pastaj Carduccin, Pascolin e te tjere.Siq do te thoshte edhe vet nje mike e tij “shpesh kemi hequr per buke goje” per te blere libra, por me me ndihmen e miqeve, e ne radhe te pare nga ndihma e F.Konices del ne drite vepra e tij e njohur “Lahuta e Malecise”.

Te flasesh per Veprat e Fishtes do duhen faqe e flet por kronologjia tabelare dhe kohore na bere te permendin ne rradhe disa nga ato qe ka shkruar dhe ka botuar;

Lahuta e Malsise, poezi, Zare 1902

Anzat e Parnasit- Satire, Sarajeve 1907

“Pika e voese” me vone e ribotuar si Vallja e Parrizit.Zare 1909

Shqiptari i qytetnuem.Melodrame, 1911

Vellazenia apo Shen Franqesku i Assisi-t,1922

Juda makabe. Tragjedi 1914

Gomari i Babatasit.Shkoder 1924

“Mrizi i Zanave”, Shkoder 1924, e shume e shume vepra tjera te cilat jane botuar apo kane mbetuar pa botuar.Nga parimi qe autoret e kalibrit te Fishtes shkruajne shume e botojne disa, mbese me shprese se do gjinden edhe pjese tjera te rendesishme qe ka lene ai pa botuar.

Ky krijues tani i madh fillon botimin “Hylli i Drites” ku e nxjerr ne botim si reviste ne vitin 1913, te njejten gje bene edhe me gazeten “Posta e Shypnise” (1916-1917).

Tani Ata Gjergj Fishta njihej si poet i madh dhe balkanolog i zot.Qysh ne kete kohe fillon te perkthehet ne gjuhet e huaja dhe korre rezultatet e para.

Me 1912 Austro-Hungaria i ndan Cmimin “Ritterkreuz”, kurse

Italia Fashiste i ndan Cmimin e “Franqeskaneve te Shkodres” te cilin e refuzon.

Turqia i ndan cmimin e “Universitetit te Stambollit”, gjersa Greqia i ndan cmimin “Phoenix”.

Akademia Italiane e pranon anetar te saj.

Nga te gjitha keto arritura tani flitet e bisedohet rreth propozimit te tij per “Cmimin Nobel” per letersi.

Fishta veq kontakteve te tjera politiko-atdhetare ai ruante kontakte te mira edhe me qarqe Intelektuale e Kulturore te Europes se asaj kohe.

Ja se çka do thone disa figura te shquara per Intelektualin e njohur te shekullit;

Pavolini Paolo Emilio

“Fishta shkroi poeme epiko-lirike me argument patriotik,kenge fetare,krma,melodrame e vargje satirike, te gjitha te gjallueme nga nje besim i flaket ne te ardhmen e Atdheut qe ne te shikon me bindje njender personalitetet me te larta te historise se vet”,

Tagliavini Carlo

“Nder shkrimtar ende te gjalle, vendin e pare e nxen Pater Gjergj Fishta, Françeskan...Pater Fishta eshte perfaqesuesi me tipik gege”.

Konica Faik

“Kot mundohen greket e sotem te gjejne ne letersine e tyre nje veper me te plotesueme se “Lahuten”.

Te flasesh per Fishten ose te shkruash per Te, duhen vite ose dekada.Do te duhen po aq vite me teper, sa edhe vet periudha e tij krijuese qe ishte me e gjate se katerdhjete vite. Andaj, student te dashur te Univesitetit te Zürichut jam munduar qe brenda kesaj minutazhe kohore te theme dhe lexoj para jush ato qe jane pak ose shume te njohura per opinionin tone te gjere dhe ate krijues.

Dhe ne vend te perfundimit, une zgjodha qe At Fishten ta rrethekoj me dijen time kritike letrare si nje personalitet elitar te krijimtarise se kohes, si teolog te devotshem, si publiqist ose si poltikan dhe me pas, ndoshta, si mesues apo arkeolog.

At Fishta ishte çdo gje, qe kishte te beje me artin dhe leteresine, ai behet poet e perkthyes ne shume vepra qe kane lene gjurme ne jeten tone krijuese Nacionale.Shkruante se e donte shkrimin dhe permes shkrimit i donte shqiptaret.Na rastit momenti historik dhe At Fishtes i duhej te jetoj e punoj gjate kohes se tij me dyzete pseudonime.Dhe te njejtin njeri e autor te madh nuk e pergledh as regjimi i Zogut dhe as ai i Enver Hoxhes dhe kolegeve te tij.

Ai ndalohet te lexohet brenda dhe jashte Shqiperise politike.

I ndalohej ose i cungohej deri ne manipulime vepra letrare dhe krijuese.Figura e tij politizohej e perqeshej deri ne mohim, ose lejohej te shkohet aq larg sa qe; here quhej antishqiptar e here Fashist, here antifetare e here dore e zgjatur e klerit.Provuan e çka nuk provuan kundershtaret e Tij. Me ne fund pas renies se Diktaturave, Fishta filloj te botohej si kurre me pare, shperndahej e shitej me shume se Bibla dhe Kurani tek Shqiptaret. Diaspora pasi qe edhe gjate viteteve te mbylljes dhe izolimit te gjate kishte bere botimin dhe shperndarjen e saj, tani e perkthente ne gjuhe te huaja.

Veprat e Fishtes analizuar thellesisht, nuk jane libra e romane oborrtare si te disa shkrimtareve te sotem perfaqesues, por jane rreshta te shkruar nga shpirti e mendja e nje Intelektuali te madh qe si asnje me pare, fatin e tij e ndante baraz dhe strikt me fatin e Kombit. Ja se çka shenohet ne poemen;

Cohu te dekun

E n`kjofte se lypet prej s`hyjneshmes Mni,

Qe flije t`bahet ndo`i shqyptar m`therore,

Qe, mue tek m`kini, merrni e m`bani fli

Per shqyptari, me shue çdo mni mizore.-

Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjofte e rrofte,

E nami i saje perjete u trashigofte!...

Origjinaliteti dhe zerat e madherishem heroik qe ai i jepte momentit epik ne te cilen ndodhej Shqiptaria, e ngriten autorin ne ate pike qe te quhej pa ngurim “Homeri Shqipetar”. Nje titull i tille nuk ishte rastesi, por perkundrazi, ishte vazhdimesi e stilit te prere, harmonizimit artistik te mitologjise sone me realitetin dhe ne fund te teres, ia bashkangjiste mendimin e tij te thelle filozofiko-pragmatik.

Per dramacitetin e vepres qe perdorte At Fishta, ndoshta po te ishin gjalle do ia kishin lakmi Göthe dhe Dante.

Fishta nuk mund te mbetej vetem njeri i penes kur e shihte se si Shqiperia po copetohej e anekesohej. I frymezuar nga Rilindasit; si ze i idealeve atdhetare, Ati pranon te jete bashkethemelues i shoqerise “Bashkimi”. Pasi qe behet drejtor ne shkollen franqeskane ne Shkoder At Fishta merr pjese ne Kongresine e Manastirit ku zgjidhet kryetar i Kongresit. Ai pranon, natyrisht, duke i ikur luksit politik te asaj kohe edhe funksione te tjera politike te njohure per masen.Por te berat e tij me te “vogla” jane 37 veprat e shkruara me nje natyrshmeri dhe qartesi te cilin keto e ngrisin ne nje personalitet si do thoshte Akademik R.Qosja, citat ;Nje enciklopedi e tere per kulturen e gjere qe permban vepra, si historike, letraro, artistike, folklorike, etnografike.Ashtu sikunder do ta kishte njerezimi fondin e vlerave te veta shpirterore po te mos kishte “Iliaden” dhe “Odisene”, “Komedine hyjnore” dhe “eneiden”, Don Kishotin”dhe “Hamletin”, “Faustin”, “Luften e Paqen” e “Vellezerite Karamazove” e te tjera poashtu do ta kishin shume te varfer fondin e kultures se vet shqiptaret, malazezet,kroatet dhe polaket sikur mos ta kishin”Lahuten e Malecise”, Kunoren e Maleve, “ vdekjen e Smajl Ages” dhe “ Pan Tadeushin”.

Me gjithe te thenat dhe te berat per Fishten pas renies se diktaturave ne tokat Shqiptare ati i kemi mbetur shume borxh; nuk i kemi bere enciklopedi te mirrefiltte apo monografi te shumta, nuk ia kemi perkthyer ne teresi dhe shperndare ne bote veprat e tij ashtu siq e meritonte.

Nuk kemi bere shume te mbledhuna etnografike dhe lektografike ne qytetet qe ai ka bere takime pune e tradicionale. Dhe te dashur student ketu e kam fjalen per Manastirin e sotem dhe ndertesen e Alfabetit.

Fishta dhe vepra e tij duhet te jene presente ne shkolla dhe akademi, media dhe qarqe politike ashtu si kurre me pare.Librat e tij duhet te shperndaret dhe rirangesohen ideologjikisht. Cmimet dhe titujte me emrin e te madhit At Fishta duhet te kene seriozitetin e njejte, sikur se kishte figura e tij poliedrike per te lare ate borxh te madh qe ka mbetur pa lare ne keto gati 70 vitet e fundit, pas vdekjes se tij .

Ju falemderit per vemendje

Mehmet Haxhosaj

P.S Pjese fjalimi nga takimi “Jeta dhe Vepra e At Gjergj Fishtes” me student ne Universitetin e Zürich-ut, mbajtur me 09.Maj 2006 ne Zürich.


5267
  
2

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

enta

Hënë, 17 Mars 2014 17:45

kol

fishta eshte burr i madh

Enjte, 06 Shkurt 2014 16:25