Pse ari nuk ndryshket kurrë?
Ajo që e bën arin një metal kaq të veçantë dhe të çmuar nuk është vetëm shkëlqimi i tij, por fakti se ngjyra e tij mbetet e pandryshuar përgjithmonë. Ndryshe…
Ndaje

Ajo që e bën arin një metal kaq të veçantë dhe të çmuar nuk është vetëm shkëlqimi i tij, por fakti se ngjyra e tij mbetet e pandryshuar përgjithmonë. Ndryshe nga hekuri apo bakri, ari nuk dëmtohet nga asnjë substancë (me përjashtim të një acidi të veçantë të quajtur uji mbretëror) dhe sipërfaqja e tij nuk i tërheq molekulat e oksigjenit që ndodhen në ajër, duke shmangur kështu procesin e oksidimit apo ndryshkjes.
Për të zbuluar arsyen e kësaj veçorie, një ekip studiuesish nga Universiteti Tulane në New Orleans (SHBA) kreu simulime kompjuterike mbi sjelljen e atomeve të arit, duke publikuar rezultatet në revistën shkencore Physical Review Letters. Studimi tregoi se kur një copë ari pritet ose përpunohet, atomet në sipërfaqen e saj mund të marrin forma të ndryshme gjeometrike, si katrorë, drejtkëndësha ose gjashtëkëndësha.
Megjithatë, në kushte normale, këto atome riorganizohen menjëherë duke "zgjedhur" strukturën gjashtëkëndore, pasi kjo formë kërkon më pak energji për të qenë e qëndrueshme. Pikërisht kjo vendosje gjashtëkëndore e ul me miliarda herë aftësinë e arit për t'u lidhur me oksigjenin. Shkencëtarët shpjegojnë se nëse atomet e arit do të ruanin formën katrore ose drejtkëndore, edhe ky metal i çmuar do të ndryshkej.
Ky zbulim hap horizonte të reja për shkencën: nëse studiuesit do të arrinin t'i detyronin atomet e arit të mbanin përkohësisht formën katrore, ky metal mund të përdorej si katalizator i fuqishëm për kapjen e dioksidit të karbonit (CO2) ose për prodhimin e plastikës ekologjike.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.