Revista
17°Tiranë
Hyr

Revista › Shkencore

Lajmi i mirë: Vrima e Ozonit po mbyllet

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur provat e para të qarta se famëkeqja "vrima e ozonit" mbi Antarktidë po mbyllet. Teknikisht nuk bëhet fjalë për një vrimë në kuptimin klasik, por për një hollim të shtresës së ozonit, e cila, sipas…

·

Lajmi i mirë: Vrima e Ozonit po mbyllet
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur provat e para të qarta se famëkeqja “vrima e ozonit” mbi Antarktidë po mbyllet.

Teknikisht nuk bëhet fjalë për një vrimë në kuptimin klasik, por për një hollim të shtresës së ozonit, e cila, sipas ekspertëve, tashmë po shërohet.

Pas shumë studimeve të kryera, shkencëtarët thanë se në shtator të vitit 2015, vrima e ozonit ishte rreth 4 milionë km katror më e vogël sesa në vitin 2000, një reduktim i afërt me sipërfaqen e Indisë. Raporte të ndryshme për këtë reduktim thonë se riparimi i vrimës së ozonit është meritë e eleminimit afatgjatë të kimikateve që e shkatërrojnë atë.

Vrima e ozonit u zbulua nga shkëncëtarët britanikë në mesin e viteve 1980. Studimet që pasuan treguan se shtresa e ozonit po dëmtohej nga gazrat që ne përdornim në pajisje si frigoriferë apo kondicionerë, madje edhe tek sprai për flokët.

Pas një fushate sensibilizimi global, përdorimi i këtyre gazrave u ndalua në të gjithë botën dhe rrjedhimisht shtresa e ozonit po rimëkëmbet. Kjo e fundit është tejet e rëndësishme pasi bllokon rrezatimin e dëmshëm ultravjollcë nga dielli.

Shkencëtarët thanë se pas viteve matje, kanë vënë re se shtresa e ozonit po rifiton ngadalë masën e saj fillestare dhe pritet që në vitet 2050 apo 2060 të jetë shëruar plotësisht.

1.516 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?