Zbardhet shkresa, policia tentoi të shoqëronte Sali Berishën
Ndërsa ka vijuar gjatë pasdites të së hënes mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, një e dhënë interesante e bërë e ditur në lidhje me dëshmitarin Sali Berisha.Sipas burimeve mësohet se sot paradite policia ka shkuar në banesën e ish-kryeministri…
Ndaje

Ndërsa ka vijuar gjatë pasdites të së hënes mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, një e dhënë interesante e bërë e ditur në lidhje me dëshmitarin Sali Berisha.
Sipas burimeve mësohet se sot paradite policia ka shkuar në banesën e ish-kryeministri Sali Berishabpër ta marrë atë forcërisht.
Kjo vërtetohet në një shkresë që komisariati Nr.1 në kryeqytet i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit dhe konkretisht kreut të komisionit hetimor, Taulant Balla.
Por policia pretendon se nuk ka gjetur njeri në banesë dhe se dera nuk u hap kur ata trokiten.
Më pas shkresa për thirrjen me forcë të Berishës iu la punonjësit të Gardës së Republikës, që kujdesen për sigurinë e shtëpisë së ish-kryeministrit.
Por Berisha e ka nxierr blof urdhër-shoqërimin pasi zgjodhi të shkonte vetë në komision gjatë pasdites.
Gjithsesi Berisha ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Taulant Ballës, të cilin e ka akuzuar disa herë si “shpifës ordiner”. Lapsi.al siguron shkresën e policisë.
Nëse Berisha do të shoqërohej në makinën e policisë kjo nuk do të ishte hera e parë për të.
Kujtojmë se në vitin 2000 kur kryeministër ishte Ilir Meta, Sali Berisha u shoqërua për në një komisariat të Tiranës për disa orës për tu pyetur për disa ngjarje të ndodhura në Tropojë.

Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.