Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Martesa pa mardhënie, tragjedia e heshtur e çifteve të martuar
Publikuar me 23 Maj 2015

Martesa pa mardhënie, tragjedia e heshtur e çifteve të martuar

Media e njohur, Huffingtonpost, i ka dhene nje hapesire te gjere nje artikulli i cili tregonte historine e nje gruaje 32 vjecare qe rrefente se si raporti mes saj dhe bashkeshortit kishte precipituar pas marteses se tyre.

Pas 15 vitesh nga njohja e tyre gjerat kane ndryshuar shume, sidomos maredheniet seksuale. Ne vitet e para ata benin seks ne cdo vend dhe ne cdo moment, por pas dy viteve martese jeta e seksuale ndryshoi ne menyre drastike duke kaluar nga disa here ne jave ne nje here ne muaj e mepas vetem disa here ne vit. Arsyet ishin nga me te ndryshme nga ana e te shoqit se nuk ishte ne humor, ndihem i lodhur e keshtu me rradhe.

Faji i testosteronit? Ne fakt ai nuk e pranonte kete gje ndonese nuk donte ta perballte kete teme gjate diskutimeve te tyre. Gjeja me e rendesishme eshte se Heather (e shoqja), nuk ka reshtur ta doje ate edhe pas marteses ku jeta seksuale ka qene pothuajse inekzistente.

Shume nga femrat e martuara tentojne ta gjejne fajin tek vetevetja duke menduar se cfare nuk shkon tek ato, ndoshta nuk jane më terheqese si ne fillim, ndoshta kane vene ndonje kile me shume tek trupi i tyre. Rasti ne fjale nuk ka pasur nje fund te lumtur pasi e shoqja i ka provuar te gjitha opsionet e mundeshme per te riaktivizuar jeten seksuale te bashkeshortit por pa asnje rezultat duke e mbyllur me ane te divorcit.

Jeta seksuale ne nje cift te martuar komplikohet edhe me shume kur ne mes jane femijet. Ndodh qe pas lindjes se femijes cifti te bjere ne nje boshllek qe per shkak te kujdesjes ndaj femijes lihet menjeane jeta seksuale nga ana e gruas. Mungesa e seksit mund te coje ne nje pergjumje te deshires seksuale tek burri. Nje tjeter faktor i rendesishem qe vdes deshiren per seks jane stresi, depresioni, ankthi dhe problemet ne cift.

Sipas nje studimi, nje ne kater meshkuj kane renie te deshire seksuale (testoteronit) pas moshes 30 vjec. Jo ne te gjitha rastet fajin e ka jeta seksuale, por edhe antipatia qe ka njeri nga partneret ndaj njerit apo tjetrit, situate kjo e cila krijon gjithmone dikstutime dhe ngaterresa ne cift por qe mund te shuhen vetem nese njeri nga ata eshte i gatshem te krijoje nje atmosfere paqeje e pse jo te shoqeruar me nje gote verë në darkë vone pasi kane fjetur femijet.

A eshte seksi nje motiv per te mbyllur nje martese?
Per shume gra te martuara jo, por ka edhe nga ato qe thone se mungesa seksuale eshte nje shenje e cila dicka ka qe nuk shkon ne cift dhe se ajo "dicka" mund te jete themelore ne nje jete bashkeshortore pasi askush nuk do martohej nese do ishte e sigurte se pas martese nuk do te behej me seks.


961
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI