Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Vdekjet nga COVID-19, pamje tronditëse nga New York

Fotografitë tronditëse tregojnë thasët me trupat e viktimave nga COVID-19 që mbushin korridoret e një spitali në Brooklyn, Nju Jork ndërsa qyteti përballet  me pandeminë koronavirus.

Imazhet shqetësuese treguan disa pacientë të vdekur në thasë portokalli brenda Qendrës Mjekësore Wyckoff Heights në Bushwick, raportoi Reuters.

Fotografitë e tjera treguan personelin mjekësor të veshur me veshje mbrojtëse që transportonin kufomat nga spitali në kamionin frigoriferik, i cili po shërben si një morg i përkohshëm jashtë spitalit.

Dhjetra çanta trupash u panë në një imazh tjetër të ngarkuar mbi njëra-tjetrën në morgun e improvizuar.

Numri i të vdekurve nga Nju Jork nga koronavirusi është 4,159 ndërsa është përhapur në mbi 122 mijë njerëz. 

Në total SHBA-ja ka deri tani 311,637 raste dhe 8,454 vdekje nga koronavirusi.

Përditësuar me 05 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin