Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Tjetër viktimë nga Korona Virusi

Nje tjeter person ka nderruar jete tek Spitali Infektiv duke  e çuar në 21 numrin e viktimave ne vend

Ne nje njoftim per mediat Ministria e Shendetesise ben me dije se ka ndërruar jetë 61-vjeçari me inicialet S.K., i vili shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

61-vjeçari që vuante nga hipertensioni dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhje u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Përditësuar me 05 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin