Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Tiranë, zbulohet punishtja e pijeve të falsikuara

Policia ka arrestuar një shtetas, ka procedur një në gjendie të lirë dhe një tjeter e ka shpallur ne kerkim, pasi u kapen ne nje punishte te prodhimit te pijeve te falsifikuara.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi G.B, 34 vjeç, banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist)

Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa liçensë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim
– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)

– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 – 25 të Kodit Penal .

Përditësuar me 05 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin