Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Tirane, arrestohet drejtori i burgut 313

Eduart Struga, drejtori i burgut 313 është vënë në prangat e policisë pasi
akuzohet për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bashkë me drejtorin e Burgut “313” Eduard Struga, janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. “Panorama” mëson se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike ndaj kreut të IEVP-së.

Në njoftimin e SPAK, të siguruar nga “Panorama”, thuhet se “pas regjistrimit të procedimit penal, strukturat e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.S, me detyrë drejtor i burgut ‘Jorgan Misja’, shtetasin F.A, me detyrë Shef i Logjistikës i IEVP-së ‘Jordan Misja’ dhe shtetasin E.K, përfaqësues i një subjekti tregtar. Shtetasit F.A. iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 100 mijë lekësh, objekt i përfitimit të parregullt”.

Gjithashtu, SPAK thekson se:

“Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 550 mijë lekë) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregtar në ambientet e brendshme të IEVP-së ‘Jordan Misja’ në Tiranë”.

“Shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, u ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash”, thuhet më tej.

Hetimet nisën pas denoncimit të një shtetasi dhe po vijojnë ende.


Përditësuar me 04 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin