Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Të ardhurar, sa të punësuar ka shqipëria dhe si tatohemi në krahasim me rajonin

Në Shqipëri, numri i personave që zyrtarisht deklarojnë se kanë të ardhura me të larta se 2 milionë lekë në vit (rreth 15 mijë euro) është shumë i ulët.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, që i referohen personave që kanë bërë deklarimin e të ardhurave vitin e kaluar janë dorëzuar gjithsej 6341 deklarata nga individët tatimpagues.

Numri i individëve që kanë deklaruar se kanë të ardhura mbi 1250 euro në muaj (15 mijë euro në vit) është minimal, në raport me totalin e të punësuarve në vend, vetëm 0.6% e tyre (në total sipas INSTAT janë mbi 1 milion të punësuar në vit, nga të cilët 417 mijë në sektorin privat jo bujqësor, 475 mijë në bujqësi dhe 165 mijë në shtet).

Në bazë të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit duhet të bëjnë çdo vit deklarimin e tyre në tatime deri në datën 30 prill.

Këtu përfshihen të ardhurat nga paga, qiraja, dividendi, interesat bankare, lotaritë, pasuria intelektuale, fitimi kapital nga dhurimi,të ardhura të realizuara jashtë territorit shqiptar.

Trendi i deklarimeve ka ardhur gjithsesi në rritje. Ky ritëm në vitin e kaluar Ishte në 11% rritje kundrejt vitit paraardhës.

Në shifrat e tatimeve përfshihen vetëm individët që zyrtarisht kanë deklaruar se të ardhurat e tyre i kalojnë 1250 euro në muaj, ndërsa numri real i tyre, përfshirë të ardhurat e padeklaruara, apo ato të përfituara me korrupsion ose aktivitet ilegal është praktikisht i pamatshëm.

Tatimi mbi pagat e larta, më dekurajuesi në rajon

Shqipëria mban rekord në rajon për taksimin e Individëve me paga të larta.

Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që I taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%.

Për krahasim, Mali I Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, I taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.

Edhe Serbia, që I ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi I taton me 10%.

Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që Ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet.

Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është I sheshtë prej 10%.

Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi.

Në këtë shtet, pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt I përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro.

Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%).

Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%.

Përditësuar me 10 Shk 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin