Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Tatimet padisin në Prokurori biznesmenin Damir Fazlliç: Përfitoi nga shteti 2 mln euro

Rreth tre jave me pare Drejtoria e Tatimeve mësohet të ketë paditur biznesmenin Damir Fazllic ne prokurori per perfitim te padrejte te nje fondi rreth 2 milione euro.

Sipas hetimeve te kryera deri tani, rezulton se kompania e krijuar në vitin 2005 me pronar te vetem biznesmenin Serbo-Boshnjak, Damir Fazlliç, ka paraqitur fatura ne Tatime per rimbursim ne vleren e 2 milione eurove, (shuma te cilat i ka perfituar) per punime e investime ne zonen e Porto-Romanos.

Pas marrjes se fondeve ne fjale ne vitet 2011-2012 sipas hetimit, ka dyshime se gjithcka ka qene fiktive dhe punimet nuk jane kryer ne volumin e deklaruar.

Njesia task force e prokurorise ka regjistruar procedimin penal me akuzat e falsifikimit te dokumenteve dhe te mashtrimit si dhe po heton per shperdorim detyre nga punonjesit shteterore qe dyshohet se kane bere verifikim fiktiv te shpenzimeve nga puna e investimi i kompanise se Fazllic ne terren.

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialite në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. Në valën e këtyre akuzave, Prokuroria e Tiranës çeli hetimet kryesisht mbi dyshimet e pastrimit të parave.

Megjithëse prokuroria pretendoi se përmes një shoqërie të regjistruar në gjykatë Fazliç kishte kryer transaksion me 1.7 milion euro fitime, kjo kompani u dyshua se nuk kishte kryer asnjë aktvitet në Shqipëri.

Në përfundim të gjykimit u konkludua se Damir Fazliç ishte i pafajshëm me argumentin e mos vërtetimit se ai kishte kryer ndonjë vepër penale në vendin tonë.

Përditësuar me 13 Dhj 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin