Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Sulmohet me salcë domatesh ministria Nikolla, kapet autorja

Aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë qëlluar me bojë të kuqe sot ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një aktiviteti te Piramida ku po mbahej Samiti Ndërkomëbtar i Studentëve.

Në video duket që ministrja ishte ulur në rreshtin e parë në cep dhe nuk e priste këtë veprim.

Ndërsa pritej fillimi i aktivitetit, një aktiviste i është afruar dhe i ka hedhur sipër kokës një shishe me salcë domateje.

Më pas, kjo lëvizje ka reaguar në “Facebook” për ngjarjen dhe kundërshtinë ndaj reformës në arsim.

REAGIMI
Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla.

Rezistenca vazhdon!

Për Universitetin, Për Shoqërinë!

Shoqërohet në polici aktivistja që sulmoi ministren
Aktivistja që sulmoi me bojë të kuqe apo salcë ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, është shoqëruar në komisariatin Nr.1 në kryeqytet.

Ajo është Mirela Ruko, pjesë e Lëvizjes për Universitetin, e cila muaj më parë ndërmori një sulm ndaj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit hynte në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Incidenti me ministren Nikolla ndodhi teksa ajo ishte ulur në radhën e parë në pritje të nisjes së Samitit Ndërkombëtar të Studentëve.

Përditësuar me 17 Nen 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin