Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Situatat politike/ Thaçi takim me me Kurtin, Mustafën dhe Veselin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka filluar konsultimet me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.

Sipas njoftimit te zyres se presidentit, Thaçi ka pritur sot në takime të ndara Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Albin Kurtin, Kryetarin e LDK-së, njëherësh ish-kryeministrin, Isa Mustafa, si dhe Kryetarin e PDK-së, njëherësh ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Presidenti Thaçi ka pyetur liderët politikë se cilët hapa i shohin si rrugëdalje nga situata e re politike, por gjithmonë duke pasur parasysh emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Presidenti Thaçi do të vazhdojë konsultimet me partitë tjera parlamentare edhe nesër.

Pasi të përfundojë konsultimet me partitë politike, Presidenti i Republikës së Kosovës do të ndërmarrë hapa në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet në fuqi, duke marrë parasysh përvojën dhe procedurat gjegjëse të deritashme, por edhe duke marrë parasysh vullnetin politik të shprehur nga partitë politike.

Kurti sërish letër Thaçit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar edhe një letër presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që sot zhvilluan bashkërisht.

Në këtë letër Kurti ka falënderuar fillimisht presidentin për takimin e sotëm.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për qëndrimin tuaj të ritheksuar disa herë gjatë takimit, në lidhje me gatishmërinë për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe praktikës kushtetuese. Në lidhje me njoftimin tuaj se jeni duke kryer “konsultime” me liderët e partive tjera politike nuk kam as kompetencën, as dëshirën që t’ju udhëzoj se si e organizoni agjendën tuaj ditore. Mirëpo, dëshiroj të potencoj qëndrimin tim se konsultime të tilla nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Kurtit.

Kurti tutje në letër ka ritheksuar gatishmërinë e tij që të rrij në kontakt me presidentin për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Kurse sa i përket çështjeve tjera, Kurti ka potencuar se komunikimi ndërinstitucional në mes Presidencës dhe Kryeministrit të vazhdojë në formën e shkruar.


Përditësuar me 01 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin