Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Shqipëria rekord, ushqime e shërbimet më të shtrenjta se Evropa

Shqipëria vazhdon të njohë rritje të çmimeve dhe shërbimeve, çka e bën rritjen e rrogave të reklamuara nga qeveria jo dhe aq të vlefshme për rritjen e mirëqenies së shqiptarëve.

INSTAT ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shkurt.

Ky indeks, ndryshe nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës.

Sipas kësaj matje, për shqipërinë indeksi rezultoi 3.7 niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije alkoolike” me 8,1%, pasuar nga grupet “Transport” me 3,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,9%, etj.

Në muajin shkurt 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,0%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të frutave dhe zarzavateve.

Edhe në muajin shkurt, Shqipëria rezultoi me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë me 3.7%, teksa mesatarja europiane ishte 1.9%. 

Ritmet më të larta të rritjes i pati Shqipëria, Estonia, Belgjika, Letonia dhe Lituania. Ndërsa ritmet më të ulëta të rritjes së çmimeve i patën Islanda, Irlanda, Rumania dhe Zvicra.

INSTAT shpjegon se në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.

Ndërsa IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private dhe institucionale, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Europiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Unionin Ekonomik dhe Monetar.


Përditësuar me 24 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin