Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Shkrimi kundër ambasadores Vlahutin, Antiterrori arreston gazetarin Kastriot Myftaraj

Gazetari dhe komentatori Kastriot Myftaraj është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme.

Pas shoqërimit nga policia, Myftaraj është dërguar në komisariatin Nr.1 në kryeqytet nga njësia Antiterror.

Nga të dhënat e para mësohet se ndalimi i tij është bërë për shkak se ka shfaqur elementë radikale dhe nxitje të dhunës e urrejtjes.

Ndalimi i tij vjen një ditë pasi Myftaraj kishte publikuar në Facebook një shkrim me titullin “Aventura e çuditshme e një ku*ve kroate në Tiranë”, shkrim që i kushtohej ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Në një deklaratë për shtyp, policia e Shtetit, sqaron se ‘Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”

Njoftimi i policise

“Ne date 09.05.2017 Strukturat pergjegjese ne Policinë e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane arrestuan shtetasin Kastriot Myftaraj, 51 vjeç banues në Tiranë, me profesion gazetar e jurist.

Myftaraj ka botuar në media një shkrim ku ben thirrje te hapura per te kryer vepra te dhunshme kunder rendit kushtetues.

Ai akuzohet per thirrje publike per veprime te dhunshme, mbi bazen e nenit 223 te Kodit Penal “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
 

Përditësuar me 10 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin