Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Shëndetësia falas ? Shqiptarët paguajnë 170 mln euro në vit për kurim

Familjet shqiptare shpenzuan rreth 172 milionë euro nga xhepi për t’u kuruar gjatë vitit 2015.

Shifra është bërë publike nga Instituti i Statistikave në anketën e buxhetit të familjeve dhe përfshin si pagesat që familjet kanë kryer për blerjen e barnave, ashtu dhe ato për të marrë shërbim shëndetësor në spitalet publike dhe private të vendit.

Sipas Institutit të Statistikave, Shëndetësia merr aktualisht 3.6 për qind të buxhetit total që familjet shpenzojne për konsum.

E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se çdo familje shqiptare harxhon mesatarisht 225 euro në vit për barna ose mjekim në spitalet e vendit.

Banka Botërore thotë se kjo e bën Shqipërinë një nga vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Më konkretisht, sipas saj në totalin e kostove shëndetësore, shteti në Shqipëri mbulon vetëm gjysmën e shpenzimeve, ndërsa gjysmën tjetër familjet detyrohen ta përballojnë vetë nga xhepi i tyre.

Në vendet e tjera të rajonit, pjesa e shpenzimeve për kurim që familjet paguajnë nga xhepi varion nga 11.2 për qind në Kroaci, deri në 42.8 për qind në Serbi.

Kjo shifër nuk ka lëvizur shumë nga viti 2013 deri në vitin 2014, viti i parë i qeverisë së re, e cila premtoi fillimit e procesit të shëndetësisë falas.

Ndonëse për vitin 2015, raporti i shpenzimeve shtet-privat nuk është bërë ende publik, 172 milionë eurot që shqiptarët shpenzuan këtë vit nga xhepat e tyre për shërbime shëndetësore tregon se, Shëndetësia universale është ende një objektiv i largët.

Përditësuar me 11 Jan 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin