Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Rreth 250 mln euro do të kushtojë ndërtimi i rrugës së Arbërit dhe oferta e pa kërkuar ka ardhur kompania “Gjoka Konstruksion” e cila fitoi të drejtën për të punime pas tërheqjes së kompanisë kineze “China State Contruction”.
Kompania në ofertën e saj propozon se për ndërtimin e rrugës brenda 46 muajsh për 33.6 mld lekë apo 250 mln euro për 69 km ku përfshihet edhe një tunel.
Referuar këtij propozimi në këtë kosto përfshihen edhe studimi dhe rishikimi i projektit, konsulenca, mirëmbajtja e rrugës për 10 vjet dhe opërimi i tunelit për 10 vjet.
Bonusi 10% te pikeve kompanise
Në mbledhjen e qeverisë kompanisë i është dhënë një bonuës prej 10 % të pikëve për rezultatin tekniko-financiar për të arritur gjatë periudhës përzgjedhëse për ndërtimin e rrugës.
Skema e financimi është përllogaritur se 190 mln euro do të jepen nga kompania e mbështetur dhe 60 mln euro nga buxheti i shtetit.
I kontaktuar nga Ora News, administratori i “Gjoka Konstruksion”, Rrok Gjoka shprehet se ky është një vlerësim i qeverisë për projektin që kemi paraqitur duke na dhënë një avantazh në apo përparësi për hyrjen në tenderim, proces që do të kryhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Kompania “Gjoka konstruksion” aktualisht vijon punën në ndërtimin e rrugës së Arbrit në Lotin 3 Ura e Vashës-Bulqizë me gjatësi totale 1.840 m ku 1380 m janë rrugë dhe 500 m janë tunel.
Punime kompania po vijon dhe në Lotin 2 të këtij segmenti.
Në rrugën e Arbrit janë përfunduar 20 km dhe janë vënë në funksion, 15 km të ndërtuara jo plotësisht për mungesë shtresash rrugore, mbrojtjen skarpatesh dhe sinjalistikë ndërsa do të duhet të ndërtohen nga fillimi 41 km për të cilat 3 km janë by pass i Klosit dhe 3 km lidhje mes Maqellarës dhe Bllatës.
Pagesa për kalimin
Nga ana tjetër, kalimi i makinave në rrugë do të jetë me pagesë. Kompania ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50 për qind. Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3.690 makina/ditë.
“Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave. Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë shteti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit, të siguruar nga Panorama.
Qeveria vlerëson se nëse të ardhurat nga e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania.
Përditësuar me 13 Pri 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje