Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Rama shuan shpresat për marrëveshje: Nesër nisemi drejt 18 qershorit pa PD

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur edhe këtë djelë ''Komunikimin Javor'' në facebook, ku ka bere te qarte se këto janë oret e fundit qe kane mbetur nga afati i lene per te arritur ne nje marreveshje me PD.

Sipas Ramës mbas, datës 8 Maj nuk do të ketë më asnje shprese dhe se mazhoranca niset neser drejt 18 qershorit pa kete parti.

“Sot është dita kur po shkon drejt përfundimit një proces i vështirë përgatitjesh për zgjedhjet e 18 qershorit, një proces i vështirësuar artificialisht nga një parti historike, PD e cila lindi si mishërim i aspiratës për Shqipërinë si gjithë Evropa, sot për fat të keq është kthyer në një bunker plastmasi duke shkruar faqen më të zymtë të historisë së saj.

Sot do kishte zgjedhje për bashkinë e Kavajës. U tërhoqem për të shmangur derdhjen rrugëve të Kavajës së përsheshit të gatuar në bunkerin e plastmasit e për ti krijuar PD mundësinë e fundit të përfshirjes me dinjitet në zgjedhjet e 18 qershorit.

I kemi propozuar PD një mekanizëm të ri institucional, që adreson si asnjëherë në këto 27 vite problemin e mungesës së një kontrolli transparent me procesin zgjedhor.

Asnjëherë, kurrë gjatë 15 proceseve zgjedhore opozita s’ka pasur mundësinë që i ofrohet sot, për t’u bëre pejsë e qeverisë nga fillimi deri në fund të fushatës, përmes një ekipi teknik të zgjedhur nga ajo vetë dhe të asistuar nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të adresimit në kohë reale të cdo shqetësimi të saj, me sytë e veshët brenda administratës shetërore, policisë, rrjetit të burgjeve të vendit, opozita sot mund të jetë, dhe të japë kontribut për përmirësimin e standarteve zgjedhore të këtij vendi.

Deri tani PD s’ka dashur të dëgjojë dhe mesa duket në pak orët e mbetura për të dëgjuar e për të vendosur të punojë bashkë me ne, zor se do dëgjojë e të vendosë të bëjë detyrën e saj karshi këtij vendi.

Fatkeqësisht kohën e fituar nga tërheqja jonë nga Kavaja dhe shmangien e një shfaqje turpi në rrugët e një qyteti të vogël, PD nuk e shfrytëzoi për të mbyllur laboratorin e krizës artificiale që ka instaluar në bulevard e për të hapur një faqe të re bashkëpunimi në funksion të standarteve më të mria të mundshme zgjedhore.

E humbi këtë kohë të çmuar në mënyrën më abuzive duke festuar një fitore imagjinare në bunkerin ku është kycur nga frika e drejtësisë dhe duke kërcitur dhëmbët për fitore të reja si kjo.

Me shumë keqardhje duhet të them se në këto kushte fija e shpresës se PD do kthehet në rrugën e arsyes, do zhbllokojë vetingun, do votojë bashkë me ne reformën zgjedhore, të përcaktojë një zv/kryeminister dhe 3 zv ministra në pozicione kyce, për të ndëshkuar cdo përzierje të shtetit, është një fije shprese tanimë e padukshme.

Përfundimi se në zgjedhjet e 18 qershorit do shkojmë pa PD, po merr formë për shkak të verbërisë fatale të dy njerëzve në krye të saj, të liderit të vjetër hakmarrës që nuk e treti fare humbjen e rëndë të 4 viteve më parë dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrin por lider dot nuk bëhet.

Është për të ardhur keq që dëshira, përpjekja dhe durimi im, nuk mjaftoi se frikën nga drejtësia dhe humbja për këto zgjedhje që po rezulton fatale për PD, s’ja heqim dot dy njerëzve që po sakrifikojnë partinë për interesat e tyre krejt personale.

As qeverinë s’ja japim dot në tavolinë që të mos hedhin në erë PD, as zgjedhjet nuk ua shtyjmë dot se kështu ua thoë mendja atyre që të mos destabilizojnë Shqipërinë.

As shqiptarët si lëmë në mëshirën e një lufte qorre për pushtet duke i hequr të drejtën të zgjedhin ata vetë qeverinë dhe opozitën për 4 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet janë të popullit, jo të shërbëtorëve të tyre në qeveri apo në opozitë.

Në mos ndodhtë mrekullia në orët e mbetura, ne nesër do nisemi drejt 18 qershorit pa PD, e cila do ta ketë shumë të qartë se Shqipërinë peng se merr dot kurrë dhe se bën dot një vatër të re gjullurdie ne rajonin e trazuar nga ndërhyrjet e aktorëve të tjerë kundër BE dhe NATO-s.

Destabilizimin që ënderron për turpin e saj më të madh, nën ndikimin e dy mendjeve të cartura që i friken drejtësisë dhe zgjedhjeve, nuk e realizon dot në asnjë mënyrë, drejtësine e re dhe rrugën për Shqipërinë që duam me shtet, punë, mirëqenie, dhe vendosmëri për tu anëtarësuar në familjen evropiane duke filluar nga zbatimi i veingut, s’e bllokon do më përtej 18 qershorit.

Por në mungesë të PD në zgjedhjet e 18 qershorit s’do harrojmë për asnjë cast asnjë shqiptar që është mësuar të votojë për PD, duke respektuar këdo prej tyre, që do presë në shtepi rilindjen e vështirë të asaj partie, ftojmë e mirëpresim cdo demokrat të arsyeshëm, të na bashkohet në betejën për Shqipërinë që duam me shtet punë e mirëqenie.

Tani zgjedhja që po përvijohet për 18 qershorin për cdo zgjedhës është më e qartë se kurrë: O të bashkuar për drejtësinë e re, o mbrapa të ndarë nga Evropa për interesa të një grushti njerëzish të mbyllur në një bunker plastmasi.

Përditësuar me 07 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin