Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Prishtinë/ Dhunohet barbarisht gazetarja kritike Albana Xharra

Gazetarja dhe anëtarja e re e PDK-së në Kosovë, Arbana Xharra, është dhunuar fizikisht mbrëmë nga disa persona në Prishtinë.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore gjendja e saj është e qëndrueshme.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar.

Policia pa dhënë shumë detaje ka thënë se “Viktima është transportuar në spital dhe gjendja e saj është stabile”. Por Askush nuk është arrestuar ende.

Gazetarja kritike disa orë para se të dhunohej ndodhej në Shqipëri për një intervistë Vizion Plus.

Ashtu si në shumë raste , Xharra u tregua kritike me qeverisjen aktuale në Kosovë por edhe me ndikimin Rus në rritje dhe mbi të gjitha me axhenden islamiste të ndjekur nga presidenti turk Erdogan në Kosovë.

Dhunimin e gazetares së konvertuar sëfundmi në politikane e kanë dënuar të gjitha forcat politike.

Në një reagim në Facebook, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër anëtares më të re të PDK-së.

Thaçi shkruan se asgjë nuk e arsyeton sulmin ndaj Arbanës, duke kërkuar të zbardhet rasti.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë", ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Në vitin 2015, Xharra mori çmimin Ndërkombëtar të Grave të Guximshme nga Departamenti Amerikan i Shtetit për ekspozimin e korrupsionit dhe shkrimit për ekstremizmin fetar.

Këtu duke përfshirë emërimin e atyre që janë përgjegjës për rekrutimin e kosovarëve të rinj për t’u bashkuar me luftërat në Siri dhe Irak.

Përditësuar me 13 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin