Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Pandemia/ Rama: Nga e hëna rishikojmë oraret dhe lëvizjen

Qeveria po rishikon masat e ashpra shtrënguese në kuadër të emergjencës së Covid-19. Lajmin e njofton kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi në FB me ndjekësit e tij.

Pjesë nga fjala 

Tani, ne padiskutim bazuar në këtë ecuri pozitive kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë, dhe kemi detyrim që të mos hedhim hapa të nxituar. Nëse do të zgjedhim siç po mendojmë të bëjmë disa lehtësime, duhet të bëjmë edhe disa gabime… do rrezikohemi më shumë nga ata që s’duan të dëgjojnë dhe kuptojnë. Kështu që, ajo që ne po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën e orarit apo lëvizjen me makinë për punë të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të venë me makinë private, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që shkelin këtë hapësirë të kufizuar lirie, e do të shkojë deri në heqje lirie, për atë që e përdor makinën për të shkuar në punë transporton të tjerë”

Përditësuar me 03 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin