Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Ofendimi i Skendërbeut, bashkia e Lezhës dënon aktin historianit turk

Pas publikimit thuajse në të gjitha mediat online të lajmit (video) ku një ''Historian'' turk i quajtur Talha Egurluel, dallohet duke ofenduar Skenderbeun gjatë një vizite të tij në varrin e Heroit tonë Kombëtarë, ka reaguar dhe Bashkia e qytetit të Lezhës, përgjegjëse për administrimin e memorialit.

Bashkia e qytetit verior përmes reagimit në faqen e saj zyrtare në facebook, bën të ditur ndër të tjera se delegacioni turk që ka vizituar varrin e Heroit tonë Kombëtarë, Gjergj Kastrioti, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me punonjësit e memorialit, por ka ralizuar videon me celularë duke folur vetëm turqisht.

Duke e quajtur aktin si të pabesë, Bashkia e Lezhës ka shpallur përson të padëshirueshëm historianin e mistershëm turk, veprimi i të cilit ngjalli irritim në mbarë opinionin publik.

Reagimi i Bashkisë Lezhë
Bashkia e Lezhës dënon gjuhën e përdorur dhe pabesinë e një grupi vizitorësh turq të cilët gjatë një vizite në Memorialin e Skenderbeut duke shfrytëzuar mikpritjen,një vlerë universale të Kombit Shqiptar,shpërfytyrohen duke tentuar të tjetersojnë lavdinë e Heroit tonë Kombëtarë,Gjergj Kastrioti.

Permes një videoje të regjistruar nga vetë ata permes një telefoni celular nuk zhbëhet historia.

Sqarojmë opinionin publik se grupi nga Turqia ka folur në gjuhën turke dhe nuk ka pranuar të komunikojë me ciceronin në gjuhën agleze,pasi kanë kuptuar se gjuha e tyre nuk kuptohej nga personeli i turnit pranë memorialit.

Gjergj Kastrioti dhe lavdia e tij në luftën antiosmane nuk errësohet nga një "historian" turk të cilin Bashkia e Lezhës nuk do ta lejojë më që të vizitojë Memorialin.

Nderë dhe Lavdi të perjetshme Heroit të Kombit Shqiptar,Gjergj Kastrioti!

Përditësuar me 04 Kor 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin