Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Meksikë, vritet gazetari investigativ që hetonte çështjet e trafikut të drogës

Gazetari meksikan Javier Valdez, fitues i disa çmimeve për investigimet e tij, është qëlluar për vdekje në shtetin veri-perëndimor të Sinaloas.

Ai u vra kur persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës së tij në qytetin Kuliacan, ku Valdez punonte.

50-vjeçari ishte vlerësuar me çmimin për Lirinë Ndërkombëtare të Shtypit nga Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, për artikujt e tij mbi trafikun e drogës.

Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë që nga fillimi i vitit.

Vitin e kaluar, duke folur në promovimin e një libri të tij, Valdez tha: “Të jesh gazetar është njësoj si të jesh në listën e zezë”.

“Edhe pse mund të vishesh me anti-plumb e të rrethohesh nga truprojat, bandat do të vendosin ditën kur do të të vrasin”, tha ai.

Gjatë karierës së tij, thuajse 30-vjeçare, Valdez shkroi shumë për trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë këtu organizatën famëkeqe të Sinaloas.

Karteli në fjalë konsiderohet përgjegjës për rreth 25 për qind të drogave ilegale që hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës.

Përditësuar me 16 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin