Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Mat/ ‘Dil pak jashtë’, ekzekutohet për hakmarrje 64-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Rukaj të Matit mbrëmjen e së dielës rreth ores 21:30.

Hajredin Lleshi, 64 vjeç, babai i tre fëmijëve, është ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tij, pasi është qëlluar me breshëri automatiku.

Sipas informacioneve paraprake qe vijne nga vendi i ngjarjes, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

Mesohet se disa vite më parë atij i kanë vrarë edhe vëllain, shtetasin Xhavit Lleshi (lexo ketu me shume per kete ngjarje).

Policia shkoi në vendin e krimit dhe per momentin nuk ka persona të arrestuar si autore te ngjarjes.

Autorët janë larguar me shpejtësi me një automjet ende të paidentifikuar.

Viktimen Lleshi e kanë thirrur në emër që të dalë pak jashtë dhe më pas e kanë vrarë në oborrin e banesës së tij.

Përditësuar me 15 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin