Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Marrëveshja Rama-Basha/ partitë e vogla ''varin turinjtë''

Marrëveshja mes PD dhe PS ka kënaqur dy partitë e mëdha por duket se ka shqetësuar jo pak partitë e vogla të cilat e shohin këtë akord më shumë si pazar.

PDIU

Marrëveshja Rama-Meta nuk ka kënaqur partitë e vogla aleate. Reagimi i parë vjen nga PDIU e Shpëtim Idrizit.

Deputetja Mesila Doda është shprehur se halli i Ramës e Bashës ka qenë të zhduknin partitë e vogla.

Me ironi ajo thotë të mos bëhen zgjedhje sepse PD e PS e bëri qeverinë e re.

“Dhe ta mendosh që kemi tre muaj që bëjmë thirrje për dialog për rritjen e standarteve të zgjedhjeve e për më shumë garanci për opozitën. Këta paskan pas hallin e qeverisë PD+PS dhe të zhdukin të tjerët??? Domethënë çadra vetëm hallin e PS dhe kanabisit nuk paska pas… tani edhe mund të mos bëni më zgjedhje se qeverinë e bëtë… e t’ju rrojë… dhe festoni me një cigare hashash…, pini e ndajeni kanabisin bashkë…”, ka thënë deputetja e PDIU-së, Mesila Doda.

LIBRA

Ben Blushi ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ai u shpreh i bindur se kjo marrëveshje është një pakt kombëtar kundër drejtësisë, ndërsa qeveria u nda si plaçkë mes 3 partive të mëdha.

Gjatë prezantimit të kandidatëve të LIBRA-s në Korçë, Blushi është shprehur i lumtur që Partia Demokratike do futet në zgjedhje.

“Partitë e vjetra arritën marrëveshje. Kënaqësi që Partia Demokratike hyri në zgjedhje, për të garantuar më shumë besim dhe pjesëmarrje”,- deklaroi Blushi.

Por sipas tij, PD-ja u fut në qeveri për të qeverisur me Rilindjen, ndërsa qeveria u nda si plaçkë.

Partitë kanë vendosur të bashkëqeverisin, PS, PD dhe LSI. U nda qeveria e Shqipërisë si plaçkë. PD u fut në qeveri për të qeverisur me Rilindjen. Marrëveshja është për bashkëqeverisje. Shqipëria nuk ka votuar për këtë marrëveshje”,- u shpreh Blushi në Korçë

Më tej në rrjetin social facebook, Blushi nuk ngurroi të ironizonte personalisht edhe vetë kreun e PD.

''Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit.Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!'' -shkruan Blushi.

Heshtje tek LSI

Ndërkohë që është publikuar marrëveshja Rama-Basha për zgjidhjen e krizës, deri më tani nuk ka një reagim nga Lëvizja Socialiste për Integrim, partia aleate e Edi Ramës në qeveri prej 4 vitesh.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, një prej ministrave të LSI-së dhe kryetari i kësaj force politike, do të lerë postin. Është fjala për Petrit Vasilin, i cili mori drejtimin e LSI-së pasi Ilir Meta u zgjodh në postin e Presidentit të Republikës.

Bashkë me Vasilin sipas kësaj marrëveshje shkarkohen edhe disa drejtorë të rëndësishëm të LSI-së. Duket se kjo marrëveshje nuk i ka pëlqyer LSI-së, ndonëse ende s’ka një reagim zyrtar prej saj. Partitë që deri më tani nuk ishin regjistruar në KQZ do të kenë mundësi të regjistrohen brenda datës 26 maj, por nuk do të ketë një mundësi për regjistrimin si koalicione.

Rrjedhimisht LSI dhe gjithë partitë e tjera të vogla do të hyjnë vetëm në zgjedhje. Por me këtë sistem zgjedhor ato nuk do të arrijnë të marrin më shumë mandate deputetësh. Nga kjo më e rrezikuar është LSI-ja, e cila u rrit në vitin 2013 me mandate për shkak të koalicionit me PS-në.

Përditësuar me 18 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

anan

http://www.lajm-shqip.com/new/index.php/2017/07/19/sali-berisha-pergezon-ramen-aferim-edvin-na-bere-fanar-droge-ne-bote/

Mërkurrë, 19 Korrik 2017 14:56
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin