Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Lotaria Amerikane, njoftim i rëndësishëm nga ambasada e SHBA në Tiranë

Një njoftim i rëndësishëm ka ardhur nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotari në SHBA.

Në njoftimin e saj thuhet se aplikantët nuk do të njoftohen përmes postës elektronike, por aplikuarit duhet të bëjnë vetë kërkim në faqen e departamentit të shtetit.

“Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa e-maile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që e-maile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla e-maile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në “Facebook”.

Përditësuar me 27 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin