Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Londer, rendohet gjendja shendetsore e kryeministrit Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është vendosur në oksigjen pas shtrimit të tij në spital, një ditë më parë.

Lajmi raportohet nga mediat britanike, të cilat shkruajnë se kreu i qeverisë britanike do të vijojë të qëndrojë në spitalin e St. Thomas.

Doktorët u shqetësuan pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte përmirësuar, edhe pse simptomat e para të Covid-19 iu shfaqën 10 ditë më parë.

Nga ana tjetër raportohet se Boris Johnson vijon të jetë në krye të detyrave që i janë caktuar në drejtimin e qeverisë, megjithëse ende nuk dihet se kur do të dalë nga spitali.

Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë.

Përditësuar me 06 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin