Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Lezhë, KLSH procedon penalisht pononjësit e ALUIZNI-t

​Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish- drejtorin e ALUIZNI-t në Lezhë, 2 ish përgjegjës sektori dhe 1 specialist të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t në Lezhë.

Konkretisht KLSH ka kallëzuar në Prokurori Pashk L,uka ish drejtori i këtij institucioni, A.M, ish përgjegjëse sektori, A.M përgjegjës sektori dhe B.N specialist.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milion lekësh të reja pasi kanë shmangur pagesat për regjistrimin e pallateve.

Gjithashtu funksionarët e proceduar kanë tjetërsuar gjithashtu 53 hektarë tokë shtetërore duke i mbivendosur për t'ia kaluar më pas në pronësi personave të ndryshëm.

Po ashtu ata fajësohen për legalizime në zona të ndaluara nga ligji, afër rrugës kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion, shmangie për pagesa detyrimesh financiare.

KLSH konstaton se në 32 raste legalizimet janë kryer në kundërshtim të plotë të ligjit. Në 44 raste nuk janë llogaritur penalitetet dhe janë kryer procedurat e legalizimit pa arkëtuar taksën e infrastrukturës.

Në 4 raste, rezulton se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së lumit Drin më pak se distanca ligjore e përcaktuar.

Në 12 raste rezulton se janë kryer legalizime të objekteve që ndodhen në një distancë prej buzës autostradës prej me pak se 30 metra.

Në 53 raste, është ndryshuar zëri kadastral i tokës, ndërkohë që në 31 raste të tjerë nuk dokumentohet periudha e ngritjes së ndërtimeve pa leje.

Përditësuar me 06 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin