Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Kriza politike pranë zgjidhjes/ Rama pranon paketë McAllister plus

Palët politike janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje.

Burime nga të dyja partitë bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, por jo përtej datës 23 korrik.

Edhe kryeopozitari Lulzim Basha mësohet të ketë aprovuar zhvillimin e zgjedhjeve në muajn korrik.

Mësohet se palët janë marrë vesh edhe për numërimin elektronik të votave, identifikimin biometrik të votuesve, si dhe për 4 ministra në qeveri që do të jenë propozim i opozitës.

Pritet që gjatë pasdites së sotme të mësohet më shumë për detajet e marrëveshjes që do të zgjidhë krizën politike disa mujore.

Përditësuar me 16 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin