Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Kosova, dy viktima te tjera nga Korona-Virusi

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH-së, ata kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Me këtë është rritur në tre numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje. Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale).

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

Përditësuar me 06 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin