Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Kosova dhe Shqipëria/ Presidentët: BE, alternativa jonë e vetme

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vizitoi Kosovën, ndoshta për herë të fundit si kryetar i shtetit shqiptar.

Për dy homologët, e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës ka një rrugë të përbashkët, integrimin europian që nuk mund ta ndalë askush, as përplasjet politike brenda dy vendeve, ndonëse nuk e ndihmojnë këtë rrugë.

“Nuk besoj që është koinçidencë apo rastësi për dy vendet tona. Jo tani, por ndoshta para njëqind vitesh është deklaruar dhe është shkruar fortë me fanatizëm besimi se për popujt e dy vendeve tona dielli lind nga perëndimi.

Përderisa është një proces që ka nisur para njëqind vitesh në filozofi, në parime dhe përcaktim do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga proceset politike që ndodhin normal në kuadër të asaj që themi ushtrim i demokracisë”, deklaroi Nishani.

“Liberalizimi i vizave nuk po i ndodh Kosovës për shkak të paaftësisë dhe unitetit të BE-së në raport me Kosovën dhe mesazhi im ka qenë edhe për zyrtarët e BE-së që qëndrimin e vetë ta adaptojnë në përputhshmëri me vendet që e kanë njohur pavarësinë e vendit dhe jo me vendet që nuk e kanë njohur atë. Por ne rrugë tjetër nuk kemi dhe nuk po kërkojmë, e ardhmja jonë është evropiane”, tha nga ana e tij presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Nishani dhe Thaçi diskutuan edhe për zhvillimet e fundit politike në të dy vendet, me Thaçin që nënvizoi se, dje Kosova dha një provim të rëndësishëm të demokracisë, duke votuar mocionin për rrëzimin e qeverisë në Parlament.

“Debatet e brendshme demokratike duhet t’i marrim si shumë të shëndetshme. Kosova dha dje një provim të rëndësishëm të demokracisë. Pas një debati disaorësh u mor një vendim nga partitë politike. Ky është një emancipim i klasës politike kosovare”, tha Thaçi.

Ndërsa Nishani u zotua se deri në ditën e fundit në postin e presidentit do të vazhdojë përpjekjet për kompromis mes dy palëve.

“Deri ditën e fundit do vazhdoj përpjekjet e mia për të ridimensionuar rëndësinë e kompromisit në adresim të çështjeve madhore”, theksoi Nishani.

Thaçi foli edhe për idenë e artikuluar kohët e fundit për bashkimin e dy vendeve, kur e quajti idenë e Shqipërisë së Madhe propagandë të Beogradit.

Ndër të tjera, Thaçi e nderoi homologun shqiptar me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Nishani u takua më pas edhe me kryeministrin në largim Isa Mustafa dhe kreun e Kuvendit, Kadri veseli

Përditësuar me 12 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin