Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Korçë, dekani i fakultetit ekonomik me diplomë falso ?

Emisioni investigativ ‘STOP’ ka denoncuar mbrëmjen e sotme rastin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik Korcë, Frederik Çuçllari për diplomë falso të nivelit Master e realizuar në Bullgari.

Referuar pamjeve të emisionit, denonocuesi është Agron Dalipaj i cili ka bërë një padi në Prokurorinë e Korçës se disa pedagogë posedojnë diploma të dyshimta.

Sipas Dalipajt, Prokuroria i ka vazhduar hetimet pa masë, ndërkaq, ai tregon se ka bërë dy kërkesa që ta thirrnin për të dhënë informacion në lidhje me çështjen që ka denoncuar, por ajo nuk e thirri asnjëherë duke e mbyllur çështjen, për të lënë për të kuptuar se diploma e nivelit Master, e profesorit Çuçllari është në rregull.

Ndërsa, vetë profesori Frederik Çuçllari tha se unë jam i interesuar vetë për zbardhjen e këtij skandali, Ministria e Arsimit që e ka detyrim ligjor, si dhe Prokuroria.

“Ky ka qenë një Master, i realizuar në kuadrin e një bashkëpunimi të Universitetit Fan S Noli, Korçë me Fakultetin e Ekonomisë në Bullgari. Masteri nuk ka qenë online, ka qenë një master ku duhej të isha prezent, por organizimi ka qenë si i sitemit me kohë të pjesshme. Unë nuk kam pas nevojë që të jem prezent gjithë kohës në Universitet, kam shkuar periodikisht”.

Përditësuar me 05 Tet 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin