Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Jollie dhe Pitt arrijnë marrëveshje për divorcin, japin deklaratën e përbashkët

Lajmi për ndarjen e çiftit të famshëm të aktorëve u përhap me shpejtësi gjatë muajit shtator, e madje kjo solli dhe zhgënjim tek fansat e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Por ndarja e tyre kaloi vështirësi pasi të dy ata e përjetuan mjaft e keq, e Pitt ngulmonte ende për të mos e prishur martesën e tyre, por Jolie ishte e vendosur pasi sipas burimeve të afërta të saj, Pitt kohët e fundit ishte bërë i padurueshëm.

Pak kohë më vonë, Pitt u bë pjesë e një hetimi pasi dyshohej se kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, por kjo akuzë u hodh poshtë pasi nuk u gjet asnjë provë.

Ndërkohë, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, thuhet se më në fund çifti ka arritur që të firmosë një marrëveshje për divorcin si dhe për kujdestarinë e fëmijëve.

Në një deklaratë të përbashkët të Jolie dhe Pitt thuhet se ata kanë vendosur që procedurat dhe detajet e divorcit t’i mbajnë sa më private, e ndërsa sa i përket kujdestarisë së fëmijëve, ajo do t’i mbetet Angelinës ndërsa Brad do të ketë mundësi t’i takojë ata sipas vendimit të gjykatës.

“Palët dhe avokatët e tyre kanë nënshkruar marrëveshje për të ruajtur të drejtat e privatësisë së fëmijëve dhe familjes së tyre duke i mbajtur të gjitha dokumentet gjyqësore konfidenciale dhe duke angazhuar gjykatës privat për të dhënë vendimet nevojshme ligjore dhe për ta lehtësuar zgjidhjen e shpejtë të çështjeve”, thuhet në njoftimin e përbashkët të aktorëve Joli dhe Pitt.

Çifti u martua në vitin 2014, ndërkohë që kishin qenë në një lidhje për 10 vite. Ata kanë gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve janë biologjikë dhe tre të birësuar.

Përditësuar me 10 Jan 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin