Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Intervista/ Kosova kërkon njohjen nga Greqia

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, gjatë vizitës në Greqi, ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon si dhe për marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë.

Ministri Hoxhaj ka thënë se njohja e Kosovës nga shteti grek do të shënonte një miqësi të re politike mes dy vendeve në rajon.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare.

Ai ka theksuar rolin e përfaqësuesve diplomatikë që shërbejnë në Kosovë, si dhe ushtarëve grekë të cilët kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it, si dhe misioneve të tjera të rëndësishme për shtet-ndërtimin e Kosovës.

Përveç marrëdhënieve me Greqinë, në këtë intervistë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë, dialogun me Serbinë, si dhe zhvillimet rajonale.

Përditësuar me 08 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin