Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Europa League, italianet me një këmbë në 1/8. Fiton dhe Man. Utd

Skuadrat italiane kanë shënuar suksese në transfertat e sotme europiane.

Roma zhyt Villarrealin dhe tashmë sheh në horizont 1/8 e finaleve të Europa League.

Në El Madrigal, verdh e kuqtë e Spallettit iu imponuan nëndetëses së verdhë teksa e shkatërruan me rezultatin 4-0, falë supergolit të Emerson në pjesën e parë dhe 3 të tjerë të Edin Dzekos në të dytën.

Fitore jashtë fushë shënoi edhe Fiorentina që mposhti Borusia Mynshengladbah në Gjermani 1-0, ku ai që vendosi fatin e takimit për ekipin violë ishte Bernardeski me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë.

Manchester United dominoi Saint Etien në Old Trafford, duke e mposhtur rezultatin e pastër 3-0 dhe duke iu afruar kualifikimit për në raundin tjetër. Zlatan Ibrahimoviç ishte protagonist absolut për Djajtë e Kuq pasi ishte autori i të 3 golave të kësaj skuadre.

Sukses pati edhe Atletic Bilbao që në San Mames gjunjëzoi APOEL të Nikosias me rezultatin 3-2. Qipriotët shënuan të parët me Efrem, por baskët përmbysën gjithçka pas autogolit të Merkis dhe golave të Aduriz e Williams. Gjithsesi APOEL arriti të shënojë edhe një gol të dytë me Janotas.

Një hap drejt kualifikimit bëri edhe Schalke që fitoi 3-0 në fushën e PAOK-ut të Selanikut, me gola të Burgshtaler, Majer dhe Huntelar.

Tottenhami befasoi teksa pa të mposhtej nga Gent në Belgjikë me rezultatin 1-0. Perbet ishte ai që shënoi golin e fitores për Gent në minutën e 59-të.

Shakhtari ia doli të shënojë fitoren e 8 radhazi në Arenën Evropiane teksa mposhti Celta-n në Vigo, me rezultatin 1-0, falë golit të Lesçuk në pjesën e parë.

Lioni është me një këmbë në 1/8 e finaleve. Skuadra franceze mori një fitore të lehtë në Holandë ndaj Alkmarit të cilin e shkatërroi me rezultatin 4-1.

Përditësuar me 16 Shk 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin