Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Detaje/ Sherri brenda lokalit, daja qëlloi nipin dhe shokun e tij (foto)

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri teksa ishin duke pirë kafenë e mëngjesit në një lokal në Krujë.

Gazetari i “Panorama”, Leonidha Musaj raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06;00 të mëngjesit të sotëm.

“Panorama” mëson se autori i ngjarjes ështe daja i njerit prej te plagosurve.

Kanë qenë në lokal bashkë me shokun e nipit kur ai i ka qëlluar.

Në pije e sipër ne një sherr casti janë konfliktuar, daja  ka nxjerr armën dhe i ka plagosur.

Nuk dihet ende se për cfarë janë konfliktuar mes tyre, por dëshmitarë tregojnë se autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke i lënë të plagosur.

Paraprakisht thuhet se te plagosurit jane Ramazan Shullazi dhe Genc Goga. Pas ngjarjes ata jane transportuar me urgjence ne spital dhe po marrin ndihmen mjekesore.

Nuk ka ende shume detaje nga ngjarja, por mesohet se policia ka mberritur ne vendin e ngjarje dhe ka nisur jetimet.

Përditësuar me 17 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin