Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Covid-19/Spanja e Turqia kthejnë testet që blenë në Kinë

Turqia ka vendosur të mos përdorë testet e koronavirusit të prodhuara në Kinë, pasi zbuloi se ato kishin një shkallë saktësie të zbulimit të infektimit 30-35 për qind.

“Ne kemi marrë disa mostra nga kompania.

Nuk dolën të saktë, ndaj porositëm disa modele të tjera të testimit nga një kompani tjetër kineze”, tha një zyrtar turk për mediat.Autoritetet nuk dhanë detaje se sa teste të pasaktë ishin blerë dhe sa para ishin shpenzuar për to.

Ky vendim i Turqisë pason atë të Spanjës, e cila ktheu 58 mijë teste Covid-19 të prodhuara në Kinë, për të njëjtën arsye.

Qeveria spanjolle kishte shpenzuar 432 milionë euro për të blerë teste, maska, doreza, pajisje mbrojtëse nga koronavirusit në Kinë.

Nga ana e saj qeveria kineze, deklaroi se testet e blera nga Spanja janë prodhuar nga një kompani, e cila nuk është në listën e prodhuesve të autorizuar, ndaj përgjegjësia për këtë i bie Spanjës.

Përditësuar me 01 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin