Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
COVID-19/ Shkon në 20 numri i viktimave, një në Shkodër

Mbrëmjen e sotme në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID19.

Pacientja me inicialet S.D, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese: artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë, pacientja nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ndërkohë edhe Shkodër është shënuar viktima e parë e COVID-19. Sipas informacioneve një 80 vjeçare e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti.

Kjo është viktima e dytë brenda një ore ndërkohë ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një 84 vjeçare kishte ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë

Sot numri i të infektuarve në  bashkinë Shkodër shkoi në 33.

Me dy vdekjet e mbremjes se sotme ne Shqiperi raportohen 20 viktima dhe 333 raste gjithsej me koronavirus. 

Përditësuar me 05 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin