Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Covid-19, shënohet dhe 6 raste të reja

Ka shkuar në 383 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë, me vetem 6 raste te reja te konfirmuara. 

Shifrat e reja janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi të dhënat më të fundit pas testimeve që janë bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve.

Silva Bino teksa beri me dije shifra e reja theksoi se jane identifikuar disa vatra ne Tirane, SHkoder, Elbasan, qe jane vatra familjare, duke terhequr vemendjen qe te eliminohen vizitat qofte edhe ne fatkeqesi apo gezime.

Një ditë më parë numri i të prekurve ishte 377 persona dhe 22 numri i pacientëve që gjetën vdekjen për shkak të koronavirusit.

E PLOTE/ 

Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja me COVID-19, shkon në 383 numri i të prekurve

15 të shëruar në 24 orë. Shkon në 131 numri i të shëruarve

Silva Bino
Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         11 raste
– Fier                26 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         44 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë           3 raste

Përditësuar me 07 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin