Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Covid-19, rëndohet situata në SHBA

Si pasojë e koronavirusit, 910 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në SHBA.

Të dhënat nga Shëndeti Publik thonë se 10,495 persona janë konfirmuar të infektuar duke e cuar totalin e të prekurve në 377,499 persona.

Aktualisht, SHBA numëron 11,781 të vdekur dhe 19,877 të shëruar nga koronavirusi.

Shteti më i goditur mbete Nju Jorku me 138,836 raste dhe rreth 7 mijë viktima. 

Optimizëm në Itali, shifrat vazhdojnë të bien 

Shënohet një rënie e ndjeshme e shifrave sa i përket infektimeve të reja me koronavirus në Itali, raporton Ansa.

Shkon në 94.067 numri i të prekurve, ku vetëm 24 orët e fundit u testuan pozitiv 880 persona, që është më pak se shifrat e të hënës kur ishin 1.941 raste.

Sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile janë shtruar 3,792 pacientë në repartet e kujdesit intensiv, 106 më pak se dje.

Nga këto, 1,305 janë në Lombardi.

Nga 94.067 pacientë në total, 28.718 janë shtruar në spital me simptoma – 258 më pak se dje dhe 61.557 janë ata që janë në izolim në shtëpi.

Ka shkuar në 17,127 numri total i viktimave të prekur me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 604 raste vdekjesh, në krahasim me 636 të hënën.


Përditësuar me 07 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin