Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Covid-19, regjistrohet viktima e 16

Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga koronavirusi në vend. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78-vjecar te Infektivi.

Lajmin e ka bere me dije sot Ministria e Shendetesise, duke dhene te rejat me te fundit lidhur me situaten e koronavirusit ne vend.

“Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”-njoftoi MSh ne deklaraten e sotme per mediat.

Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

VOA: Mesatarja e vdekjeve ne shqiperi, mbi ate boterore

Numri i personave të prekur nga COVID 19 po rritet me ritme thuajse të njejta, pa luhatje të forta, duke arritur në 259 raste të konfirmuara deri mesditën e sotme. “Janë testuar 152 persona të cilët kanë qenë të dyshuara. Mes tyre kemi patur 16 raste të reja me COVID 19”, deklaroi Silva Bino, drejtuese e Departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Por ndërsa mesatarja botërore e vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve është afërsisht 5 përqind, në Shqipëri ajo është diku te 5.8 përqind. Numri i viktimave, 15 të tilla deri tani, u rrit ndjeshëm ditët e fundit, 3 vetëm gjatë ditës së djeshme, apo 10 raste që nga mbrëmja e së enjtes. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç.

Përditësuar me 02 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin