Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Covid-19, Rama: Gjoba e burg per te pa bindurit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot ishte mërzitur nga pamjet skandaloze
që kishte parë të ndodhnin në tregun e Kombinatit, në një kohë kur vendi ynë është në izolim për shkak të COVID-19.

Teksa foli për përshkallëzim të masave dhe ndëshkimeve për ata që thyejnë rregullat e
vendosura nga qeveria në kuadër të situatës kundër COVID-19, Rama deklaroi se
jo vetëm arrestimet, por edhe sekuestrim të bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë
në këtë kohë.

Sot jam mërzitur pa masë nga pamjet skandaloze nga tregu i kombinatit. Po mendojmë të hapim me pikatoren e lehtësimeve për masën e madhe të njerëzve që po bëjnë rezistencën e duhur për kufizimet e lirisë.

Duam të lehtësojmë pak lëvizjet. Tanimë që kemi konsoliduar liri-daljen e anëtarëve të familjes, vetëm të njërit. Ajo që ndodhi sot në tregun e Kombinatit, s’ndodhi
javën e kaluar.

Shkelja e rregullave do të ndëshkohet deri me heqje lirie. Duhet të mbrojmë personelin dhe klientët.

Ka ndodhur gjithë këto javë që policia e shtetit të kapë dhe ndëshkojë lokale shërbimi, ku ofrohet kafe dhe raki trimave të lagjes. Janë pak raste, por për natyrën e kësaj lufte, janë aq shumë sa të bëjnë hatanë.

Nuk mund të nuk do të lejojmë më që të këtë nga këto raste, por jo vetëm gjoba, por dhe konfiskime.

Kryeministri ka lajmëruar
se nga java që vjen do të zgjatet fasha orare e lëvizjes, gjithashtu do të hapen edhe dyqanet, por këtyre të fundit duhet do të kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë si dhe do të vendosen edhe rregulla strikte në shërbim.

Ndërsa sa i përket lëvizjes së makinave do lejohet të qarkullojnë vetëm makinat private të personave që janë të punësuar.

Që një pakicë absurde mos të marrë më qafë një shumicë dërrmuese. Ne nuk mund të humbim këtë luftë për qejfin e atyre që s’po duan të marrin vesh.

Do ta luftojmë këtë luftë. Sot kemi një numër shërimesh që na jep optimizëm. Bilancet e
luftërave bëhen në fund. Deri kur të bjerë bilbili i fundit do të vazhdojmë të rezistojmë në këtë mbrojtje, që është një luftë për jetë a vdekje.

Prej së cilëse kemi detyrim që të dalim kryelartë përpara brezave që do të flasin për ne.”,pohoi Rama.

Përditësuar me 04 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin