Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Covid-19/ Pipero: Kjo situatë mbyllet nga fundi i qershorit

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se edhe pse numri i të infektuarve në Shqipëri ka filluar të bjerë, jemi vetëm në fillimin e një fundi të gjatë, siç e quajti ai. 

Pyetjes që e bën çdo qytetar, se kur mund të përfundojë kjo pandemi, mjeku i dha një përgjigje më precize sot.

Sipas tij, “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.

Por theksoi se nëse qytetarët nuk vijojnë të kenë kujdes, mund të kemi edhe rikthim dhe kapërcim të shifrave të ët prekurve pas dy ose tre javëve.

“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.

Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero në një lidhje në News24.

Përditësuar me 07 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin