Llogaria ime
AOL Portal
Lajme
Covid-19/ Edhe Spanja drejt normalizimit

Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë, ka rënë për të katërtën ditë radhazi, duke zgjuar shpresën se faza e shpërthimit më të keq të pandemisë në vend ka mbaruar.

Numri ditor i vdekjeve të hënën u regjistrua në 637 viktima, numri më i ulët i raportuar që nga 24 marsi.

Spanja mbetet një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia, me 13,055 vdekje. Janë 135,032 njerëz të testuar pozitivë për virusin, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Mes viktimave jane 10 mjekë, një infermiere dhe një ndihmëse infermiere.

Më shumë se 15,000 punonjës të kujdesit shëndetësor janë testuar pozitivë për virusin, pasi një mungesë furnizimesh i detyroi ata të përdorin mjete mbrojtëse shtëpiake, teksa luftuan me një prej shpërthimeve më të shpejtë në botë.

Epidemia, e cila ka lënë Spanjën me numrin më të madh të vdekjeve për milione banore, ‘shkatërroi’ spitalet dhe e zhyti vendin në një bllokim gati-total, i cili pritet të shtrihet për të paktën gjashtë javë.

Qeveria spanjolle ka thënë se tani po studion mundësinë e testimit në masë dhe izolimin e bartësve asimptomatikë të virusit.


Përditësuar me 06 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin