Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Basha: Nesër themelojmë 'Republikën e Re', çadra nuk mbyllet

Këtë të shtune në ora 12:00, siç edhe është njoftuar, opozita do zhvillojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë një protestë të madhe për kauzën e zgjedhjeve.

Duke folur para protestuesve në çadër për tubimin e së shtunes, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha se dita e shtunë do të jetë historike, pasi shqiptarët do të themelojnë Republikën e Re.

“12 javë protestë do të përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e Re dhe rrëzimin e Republikës së Vjetër. Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.
Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur Republikën e Vjetër. Nesër bashkohen në shesh qindra mijëra të rinj. Do të bashkohemi në këtë shesh si kurrë më parë. Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet republikën e vjetër të vesit, korrupsioni, krimit e drogës të pazareve të ndyra politike, republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër republikën e qytetarëve shqiptarë, etj. Republika e re do të çliroje biznesin e vogël dhe i jep zgjidhje papunësisë, pensioneve të vogla, studentëve të zhgënjyer nga reforma në arsim.

Kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe premtimi i republikës së re ku fatin e keni ju në dorë, janë arsyet që me bekimin e Zotit të madh do t’i mbledhë nesër shqiptarët që nuk ka krim drogë ta ndalë”, tha Basha.

Çadra nuk mbyllet

Daljen e pasdites në çadren e protestës Basha e shfrytëzoi edhe për të përgënjeshtruar thashethemet e përhapura për mbylljen e çadres.

“E kanë merak kundërshtarët, po nuk do mbyllet çadra deri në fitoren totale pa kompromis të kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, deri në vendosjen e Republikës së Re”,- tha lideri i opozitës.

Përditësuar me 12 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin