Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Amnistia/ miratohet vendimi për faljen e detyrimeve të papaguara për makinat dhe bizneset

Qeveria ka miratuar dje ligjin që fshin detyrimet e papaguara për makinat dhe biznesin deri në dhjetor të 2010-s.

Ligji fal gjobat dhe interesat kur paguhen detyrimet pas 1 janarit 2011 deri në 2014, shkruan “Panorama”. 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në konferencën për shtyp tha se nga ligji i fshirjes së detyrimeve qytetarët dhe biznesi përfitojnë 90 miliardë lekë.

Ministri Ahmetaj deklaroi se ligji i fshirjes së detyrimeve është një masë që ndihmon formalizimin e biznesit.

“Ligji për pagesën me kusht të detyrimeve dhe fshirjen pjesore të gjobave kalon nesër(sot) në qeveri. Detyrimet që fshihen në total janë gati 90 miliardë lekë. Besoj se nëpërmjet kësaj mase, sipërmarrja do të formalizohet, por edhe buxheti i shtetit do të përfitojë të ardhura nëpërmjet lehtësimit të pagesës së principalit, e shoqëruar me fshirje gjobash dhe interesash”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Ligji fshin detyrimet edhe për 144 mijë automjete që nuk kanë paguar taksat deri në 2010-n.

Në ligj parashikohet se në rast se pronari i mjetit nuk dëshiron të kryejë çregjistrimin, ai duhet të paguajë vetëm taksat për periudhën nga 2011-ta deri në 2014-n, ndërsa i falen gjobat dhe kamatëvonesat.

Nëse pronari i makinës nuk paraqitet brenda 6 muajve për të kryer procedurat, makina do t’i çregjistrohet nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit, ndërsa targa do t’i dërgohet për bllokim të mjetit Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

AMNISTIA E SHTËPIVE

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, përsëriti edhe një herë se numri i lartë i aplikimeve për rivlerësimin e shtëpive me 2 për qind ishte arsyeja që afati u shty deri më 31 maj.

Ministri Ahmetaj tha se deri në muajin shkurt kanë aplikuar 35 mijë qytetarë.

“Numër total aplikimesh kemi 31,564 aplikime dhe në ditë ka 80 aplikime, gjë që e bëri të domosdoshme sh ligjit nga fundi i muajit shkurt që ishte, deri në fund të muajit maj. Ka qenë një kërkesë e shumë agjentëve dhe vlerë- suesve që reflektonin kërkesat e qytetarëve. Në rastin konkret, vlera e aplikuar është 2,75 miliardë lekë dhe vlera e arkëtuar është 1,9 miliardë lekë”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri i Financave tha se nga ulja e taksës 2 për qind nga 15 për qind që ishte më parë, qytetarët kursyen 180 milionë dollarë.

“Nga buxheti i qytetarëve janë shpëtuar, për shkak të taksës së reduktuar të rivlerësimit nga statistikat e reja 180 milionë dollarë, që qytetarët me një regjim afatshkurtër të taksës 15 për qind do të kishin paguar 180 milionë dollarë më shumë se ç’kanë paguar në buxhetin e shtetit gjatë kësaj periudhe. Si vlerë e shtuar në pasurinë e qytetarëve është formalizuar pak më shumë se 1 miliard dollarë”, u shpreh Ahmetaj.

Përditësuar me 22 Shk 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin