Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
9 raste të reja me COVID-19 në shqipëri

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve

11 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 165 numri i të shëruarve

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna
në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve
të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës
së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar
gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të
intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.










Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Këtu mund shikoni të dhënat veriu.com 

Përditësuar me 09 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin