Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Bota

Tërmet te "Deutsche Bank", zbulohen miliona dosje sekrete për lidhjet me Epstein dhe oligarkët rusë: bien aksionet në bursë

Tërmet te "Deutsche Bank", zbulohen miliona dosje sekrete për lidhjet me Epstein dhe oligarkët rusë: bien aksionet në bursë

Një skandal i ri financiar ka tronditur gjigantin bankar gjerman "Deutsche Bank", pas publikimit të një investigimi të përbashkët nga disa prej mediave më të mëdha botërore, përfshirë ZDF, Der…

·

Një skandal i ri financiar ka tronditur gjigantin bankar gjerman “Deutsche Bank”, pas publikimit të një investigimi të përbashkët nga disa prej mediave më të mëdha botërore, përfshirë ZDF, Der Spiegel, Financial Times, Le Monde dhe New York Times. Nga analiza e miliona dokumenteve konfidenciale dalin në pah mangësi të rënda në kontrollet kundër pastrimit të parave dhe në menaxhimin e klientëve me rrezik të lartë. Reagimi i tregjeve ka qenë i menjëhershëm me një rënie prej 5% të aksioneve në bursë, ndërsa ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, kërkoi shpjegime me transparencë të plotë.
 
Sipas hetimeve të “Inside Deutsche Bank”, institucioni ka mbajtur për vite me radhë marrëdhënie tregtare me oligarkë rusë, pavarësisht sinjalizimeve të brendshme për korrupsion dhe shkelje të sanksioneve ndërkombëtare. Në dosje përmenden gjithashtu flukse të dyshimta financiare të lidhura me Jeffrey Epstein, si dhe një incident i vitit 2017, ku dokumentet tatimore të mbi 1,500 llogarive – përfshirë atë të presidentit amerikan Donald Trump – u dërguan gabimisht te një kontabilist pa u njoftuar klientët. 
 
Nga ana e saj, drejtuesit e Deutsche Bank kanë reaguar duke theksuar se këto ngjarje i përkasin së shkuarës dhe se sot banka është “krejtësisht ndryshe”. Sipas tyre, mes viteve 2019 dhe 2025 janë investuar 7 miliardë euro për forcimin e sistemeve të kontrollit dhe menaxhimit të rrezikut, duke shtuar se nuk priten pasoja të rëndësishme financiare nga këto zbulime.

49 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?