Lajme
15°Tiranë
Hyr

Lajme › Bota

Vdekja e Jeffrey Epstein, ekspertiza e re rrëzon vetëvrasjen: "U mbyt nga pas, pati përleshje"

Vdekja e Jeffrey Epstein, ekspertiza e re rrëzon vetëvrasjen: "U mbyt nga pas, pati përleshje"

Një studim i ri mjekoligjor ka rihapur sërish misterin rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në Nju Jork më 13…

·

Një studim i ri mjekoligjor ka rihapur sërish misterin rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili u gjet i pajetë në qelinë e tij në Nju Jork më 13 gusht 2019. Eksperti i njohur mjekoligjor Michael Freeman, së bashku me kolegët Itiel Dror dhe Anders Eriksson, kanë analizuar për një vit të plotë dosjen gjyqësore dhe autopsinë e dorëzuar nga vëllai i tij, Mark Epstein, duke dalë në përfundimin se shenjat në trup nuk përputhen me një vetëvrasje.
 
Sipas ekspertëve, shpjegimi më i besueshëm është një “mbytje me dashje nga pas”, e paraprirë nga një përleshje fizike. Në fytin e Epstein është vënë re një shenjë e thellë dhe e çrregullt në formën e shkronjës “Y”, krejtësisht e ndryshme nga vija e rregullt e një vetëvarjeje. Gjithashtu, në trup janë evidentuar gjurmë thonjsh në qafë, një gërvishtje dhe një hemorragji e thellë në muskulin e shpatullës së majtë, të cilat ishin anashkaluar në raportin zyrtar të vitit 2019.
 
Këto gjetje mbështesin edhe dyshimet e ngritura më herët nga patologu Michael Baden lidhur me thyerjen e kockës hioide dhe kërceve të tiroides, dëmtime që ndodhin zakonisht gjatë mbytjes me duar dhe shumë rrallë në rastet e vetëvrasjes.

40 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?